×
  • Sport
  • Sport

    Shau Kloppin dhe Liverpoolin, karriera e gjyqtarit anglez drejt humnerës

    Insajderi
    13 November 2024 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqtari anglez, David Coote mund të ketë dëme të mëdha financiare pas dënimeve që i kanë ardhur nga Liga Premier, UEFA dhe FIFA shkaku i një videoje të publikuar së fundmi.

    Cotte bëri bujë të madhe pasi iu publikua një video ku shante klubin e Liverpoolit dhe trajnerin Jurgen Klopp.

    Pas kësaj videoje, organizata e Gjyqtarëve të Ligës Premier (PGMOL) ka hapur një hetim dhe ka konfirmuar se Coote është suspenduar me efekt të menjëhershëm deri në vërtetësinë e provave.

    Megjithatë, ky nuk është dënimi i vetëm për gjyqtarin 42-vjeçar nga Nottinghami.

    David Coote është eliminuar edhe nga lista e ndeshjeve të UEFA-s dhe FIFA-s, gjë e cila do ta dëmtoj rëndë financiarisht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark