Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës njofton publikun se audio gjatë transmetimit të ceremonisë së parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është marrë i miksuar prej organizatorëve.
“Shprehim keqardhje për gjuhën e papërshtatshme të dëgjuar gjatë transmetimit live, por audio nuk ka qenë përgjegjësi e transmetuesit publik, por kompanisë së kontraktuar, ndërsa gjate transmetimeve direkte ndërhyrja është e pamundur”, thuhet në sqarimin e menaxhmetit të RTK-së.
Radio Televizioni i Kosovës kishte transmetuar direkt parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në sheshet e Prishtinës.
Një person prapa, apo afër kamerës së RTK-së, është dëgjuar duke i sharë ushtarët.
“A ka kalu garda, se kom pa hiç, me qen e me asi. Ah, më kanë çmend, shumë dobët janë kanë q** nanën në p***”, dëgjohet duke thënë një person prapa kamerës.