Të paktën 17 persona janë qëlluar me armë në një klub nate në Arkansas të SHBA-së. Të shtënat me armë shpërthyen në Power Lounge në Little Rock pas një sherri mes gjatë koncertit.
Personi që ka shkaktuar ngjarjen tragjike thuhet se është 16 vjeç. Të shtunën në mëngjes policia tha se të gjithë të plagosurit janë gjallë, por njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia konfirmon se ngjarja nuk ka lidhje me ndonjë sulm terrorist. Dëshmitarët okularë raportojnë se kanë dëgjuar të paktën 20 të shtëna. Policia dyshon se nga ky sulm ka më shumë të plagosur, por që janë larguar me shpejtësi nga klubi.