ShBA akuzon Rusinë lidhur me bombardimin e civilëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ShBA akuzon Rusinë lidhur me bombardimin e civilëve

    Insajderi
    27 September 2016 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Rusinë dhe presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, për “fushatë të harmonizuar” kundër civilëve.

    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha mbrëmë se forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga aeroplanët e Rusisë, po përpiqen “t’i bombardojnë civilët për t’i gjunjëzuar”.

    Këto komente u bënë pasi qeveria e Sirisë javën e kaluar ka shpallur ofensivë të re kundër kryengritësve opozitarë në qytetin lindor Alepo, ku jetojnë afro 275 mijë njerëz, shkruan rel.

    Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se së paku 231 civilë janë vrarë nga dhuna në këtë qytet dhe në periferi të tij, prej se armëpushimi njëjavor, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, u shkatërrua më 19 shtator.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark