ShBA: I armatosuri në Dallas planifikonte sulm më të gjerë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ShBA: I armatosuri në Dallas planifikonte sulm më të gjerë

    Insajderi
    11 July 2016 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Veterani ushtarak amerikan, Mica Johnson, i cili i ka vrarë pesë policë në Dallas, javën e kaluar, ishte duke përgatitur komplot të shkallës së gjerë, për t’i sulmuar pjesëtarët e forcave të zbatimit të ligjit, me gjasë me eksploziv, ka thënë mbrëmë shefi i policisë së Dallasit, David Brown.

    Personi afrikano-amerikan, Mica Johnson, 25 vjeçar, kishte thënë se ishte i zemëruar me vrasjet e personave zezakë nga policia dhe dëshironte t’i vriste oficerët e bardhë.

    “Ne jemi të bindur se ky i dyshuar kishte plane të tjera”, i tha rrjetit CNN, shefi i policisë së Dallasit, David Brown.

    Më tutje, ai ka theksuar se vdekjet aktuale të dy personave zezakë në duart e policëve në Minesota dhe Luiziana, kanë ndikuar në këtë banor të Teksasit, që “t’i përshpejtojw” planet e tij për sulm javën e kaluar, gjatë protestës kundër vrasjeve të personave zezakë nga policia.

    Ai tha se ishte “i bindur” se Johnson kishte plane më të mëdha.

    Shefi i policisë së Dallasit, David Brown, i tha rrjetit CNN se një revistë në shtëpinë e sulmuesit Johnson, sugjeronte se ai ishte stërvitur për detonimin e eksplozivit dhe dukej i gatshëm për të sulmuar caqe më të mëdha.

    Personi i armatosur, Mica Johnson, është vrarë gjatë të shtënave me policinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark