SHBA: Bomba masive kundër IS-it, arma e duhur për këtë grup – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA: Bomba masive kundër IS-it, arma e duhur për këtë grup

    Insajderi
    14 April 2017 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i forcave amerikane në Afganistan, John Nicholson, tha se vendimi për të përdorur njërën prej bombave më të mëdha jobërthamore kundër grupit militant Shteti Islamik në Afganistan është marrë në komunikim me zyrtarët në Uashington.

    “Ka qenë arma e duhur kundër objektivës së duhur”, tha Nicholson për gazetarët në Kabul.

    Numri i të vrarëve nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes, Davlat Vaziri, tha se 36 luftëtarë të Shtetit Islamik janë vrarë nga shpërthimi masiv, ndërsa civilët nuk janë dëmtuar.

    Bomba është hedhur në qarkun Açin të provincës Nangarhar.

    Kryeshefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah, konfirmoi se sulmi është kryer në koordinim me qeverinë dhe se është bërë “kujdes i madh për civilët”.

    Bomba që është hedhur GBU-43/B është zhvilluar për përdorim në luftën në Irak dhe për herë të parë është testuar në vitin 2003.

    Ajo nuk është përdorur kurrë në aksione deri më 13 prill.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark