SHBA dënon lëshimin e një sateliti nga Koreja e Veriut: Shkelje e rëndë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA dënon lëshimin e një sateliti nga Koreja e Veriut: Shkelje e rëndë

    Insajderi
    21 November 2023 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Bardhë dënoi fuqishëm Korenë e Veriut lidhur me një lëshimin e një sateliti në hapësirë, duke e cilësuar këtë veprim si “shkelje të rëndë” të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Uashingtoni tha se një veprim i tillë mund ta destabilizojë rajonin.

    Lëshimi “rrit tensionet dhe rreziqet për destabilizimit të situatës së sigurisë në rajon dhe më gjerë”, tha përmes një deklarate zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson. Media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se shteti në mënyrë të suksesshme ka vendosur në orbitë një satelit vëzhgues.

    Një raketë që bartte satelitin u nis nga Koreja e Veriut të martën, duke vendosur në orbitë satelitin vëzhgues ‘Malligyong-1’, tha agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA. Watson theksoi se ky veprim përfshinte teknologji që janë të lidhura “në mënyrë të drejtpërdrejtë” me programin e raketave balistike të Veriut. Sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Phenjani nuk ka të drejtë të testojë raketa balistike.

    “Dera për diplomaci nuk është mbyllur, por Pheniani duhet që menjëherë të ndalojë veprimet provokuese dhe të zgjedhë diplomacinë”, thuhet në deklaratë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark