Njëri prej dy bombarduesve B-1B ka aterruar sot në bazën ajrore në ishullin Guam, që gjendet 120 kilometra nga kufiri me Korenë e Veriut.
Forcat ajrore të ShBA-së kanë thënë se ky fluturim ka pasur që qëllim shfaqjen e forcës së Shteteve të Bashkuara dhe se janë të angazhuar “të mbrojnë sigurinë e Gadishullit Korean dhe të rajonit”.
Javën e kaluar, bombarduesit B-1B të ShBA-së fluturuan mbi Korenë e Jugut pasi Veriu kreu testin e pestë bërthamor më 9 shtator, që njëherësh ishte më i fuqishmi, shkruan rel.
Më 20 shtator Pheniani ka thënë se ka kryer me “sukses” testin e një motori të ri për lansimin e satelitëve.