SHBA dhe Japonia reagojnë pas hedhjes së raketës nga Koreja e Veriut – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA dhe Japonia reagojnë pas hedhjes së raketës nga Koreja e Veriut

    Insajderi
    12 February 2017 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dënoi lëshimin më të fundit të një rakete nga Korea e Veriut. Ai e quajti veprimin “absolutisht të patolerueshëm”, ndërsa Presidenti Donald Trump e siguroi Japoninë se ka mbështetjen 100% të Shteteve të Bashkuara.

    Zoti Abe bëri një koment të shkurtër në orët e vona të ditës së djeshme, ndërsa u shfaq për një konferencë shtypi të minutës së fundit në Florida së bashku me Presidentin Trump.

    “Lëshimi më i fundit i një rakete nga Korea e Veriut është absolutisht e patolerueshme. Korea e Veriut duhet të respektojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit.”

    Presidenti Trump u tregua edhe më lakonik dhe i prerë.

    “Dua ta kuptojnë të gjithë dhe ta dinë mirë se SHBA-ja qëndron 100% pas aleates së saj, Japonisë.”

    Prova koreanoveriore mendohet se është një sfidim për administratën Trump.

    Dy udhëheqësit patën kaluar ditën në pronën luksoze të zotit Trump, Mar-a-Lago, në Florida, duke luajtur golf dhe duke darkuar së bashku me bashkëshortet.

    Lëshimi i raketës nga Korea e Veriut është i pari që kur zoti Trump u bë President. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, raketa u nis në mëngjesin e djeshëm, nga baza ajrore Banghyon, në provincën perëndimore të Pyonganit të Veriut, dhe fluturoi në drejtim të lindjes dhe drejt Detit të Japonisë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark