70 blinda për transport strategjik priten të zbarkojnë në Shqipëri nga US ARMY (dërgesa e parë) dhe në muajt në vazhdim do të vijnë dhe 180 të tjera, ka njoftuar Ushtria Shqiptare, në faqen e saj zyrtare.
Shqipëria do t’ia paguajë Amerikës vetëm 15 milionë euro për to, ndërsa pjesa tjetër vjen si shpërblim për punën e mire dhe kontributin e Forcave të Armatosura në misionet në Afganistan e më gjerë.
Kjo shifër e çon numrin total të blindave në Shqipëri në rreth 950 ose sa dyfishi i Serbisë, shkruan Gazeta Metro.
Shqipëria ka edhe një kontratë 10 milionë euro me Italinë për furnizimin e Ushtrisë Shqiptare me rreth 5000 armë automatike duke hequr kështu nga shërbimi kallashin (duke e kaluar në armatim rezervë).
Këtë informacion ditë më parë e ka dhënë edhe ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.