SHBA e gatshme ta fajësojë Iranin për një sulm kibernetik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA e gatshme ta fajësojë Iranin për një sulm kibernetik

    Insajderi
    11 March 2016 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediet në SHBA kanë raportuar se administrata e Obamas publikisht do t’i fajësojë hakerët iranianë për një sulm kibernetik ndaj një dige të vogël në shtetin e Nju Jorkut, në vitin 2013.

    Departamenti i Drejtësisë e ka bërë gati një padi kundër hakerëve dhe një njoftim publik mund të vijë gjatë javës së ardhshme, ka njoftuar agjencia e lajmeve Reuters.

    Zyrtarët amerikanë besojnë se hakerët kanë fituar qasje në disa sisteme nëpër zyra, por jo në sistemin operativ të Digës në Bowman Avenue, që ndodhet 30 milje në veri të qytetit të Nju Jorkut.

    Sulmi nuk është konsideruar aq i sofistikuar, por thuhet se “ne marrim seriozisht çdo aktivitet keqdashës në hapsirën kibernetike”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark