SHBA e ka rrëzuar një fluturake pa ekuipazh të prodhimit iranian në Siri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA e ka rrëzuar një fluturake pa ekuipazh të prodhimit iranian në Siri

    Insajderi
    21 June 2017 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se dje e ka rrëzuar një fluturake pa ekuipazh të prodhimit iranian, e cila lëvizte afër forcave amerikane në një kazermë në pjesën juglindore të Sirisë.

    Pentagoni tha se aeroplani luftarak amerikan i tipit, F-15, duke fluturuar mbi territorin e Sirisë, ka shtënë kundër fluturakes pa ekuipazh, Shaheed 129, pasi ajo ka treguar qëllime armiqësore dhe avanconte kah forcat e koalicionit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

    Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, tha se kjo fluturake ishte e prodhimit iranian dhe i kishte “krahët e pistë”, që do të thotë se ishte e armatosur.

    Ky incident ndodhi derisa Rusia përsëri ka protestuar kundër aksioneve të përsëritura të Shteteve të Bashkuara kundër forcave aleate të regjimit të Sirisë.

    Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, ka tërhequr vërejtjen se incidentet mund të jenë “shumë të rrezikshme” dhe të shkaktojnë përshkallëzim të luftës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark