SHBA: Është vrarë ndihmësi i ISIS-it i ndërlidhur me sulmin në Stamboll – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA: Është vrarë ndihmësi i ISIS-it i ndërlidhur me sulmin në Stamboll

    Insajderi
    22 April 2017 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara thonë se nga një operacion ushtarak amerikan është vrarë operativisti i Shtetit Islamik, që ishte ndihmës i afërt i liderit, Abu Bakr al-Baghdadi, dhe ishte i ndërlidhur me një sulm në një klub të natës në Stamboll, nga i cili ishin vrarë 39 vetë.

    Operativisti, Abdurakhmon Uzbeki, që besohej se ishte nga Uzbekistani, është vrarë më 6 prill, gjatë një operacioni tokësor të fshehtë afër qytetit, Majadin në Siri, tha mbrëmë John Thomas, zëdhënës i Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane.

    Koloneli Thomas tha se Uzbeki kishte ndihmuar në sulmin kundër një klubi ekskluziv të natës në Stamboll, natën e Vitit të Ri.

    Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e pat marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ishte hakmarrje për përfshirjen ushtarake të Turqisë në Siri.

    “Ne qartas e kemi ndërlidhur atë me bombardimin në Stamboll, natën e Vitit të Ri”, tha Thomas.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark