“Më mirë të jem rus sesa një demokrat!”- shkruhet në bluzën e një mbështetësi të Partisë Republikane në SHBA. “Duhet ta gjunjëzojmë ekonominë franceze”- thotë kreu i sindikatës franceze Confédération Générale du Travail.
“Le t’i japim fund pushtetit të Gjykatës së Lartë të mbushur me hebrenj të majtë dhe pro-palestinez”- thonë ministrat e kabinetit të qeverisë izraelite që po çojnë përpara reformat ekstreme në sistemin gjyqësor. Shtetet e Bashkuara, Franca, Izraeli: 3 vende, 3 kontinente, 3 situata që nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Por secili prej tyre duket se është në prag të një krize të rëndë të asaj që deri dje dukej si demokraci solide.
Si mund t’i shpjegojmë këto teprime politike, deklarata të paarsyeshme, madje edhe tendenca vetëvrasëse? Përgjigja duket se është e thjeshtë: në Shtetet e Bashkuara, në Francë, në Izrael – dhe lista është më e gjatë se sa kaq – demokracia po përballet me sfidën e polarizimit gjithnjë e më të madh të shoqërisë.
Ne mund të menaxhojmë konkurrencën e ideve dhe interesave të kundërta. Por si të reagojmë ndaj zemërimit, madje edhe urrejtjes, të lindur nga një ndjenjë padrejtësie dhe poshtërimi? Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti francez Emmanuel Macron nuk kanë asgjë të përbashkët, përveçse ndoshta faktit që të dy preferojnë të përballet me rreziqe në politikë. Por në dëshirën e tyre për ta ndryshuar statuskuonë – institucionale në Izrael, dhe sociale në Francë – ata e kanë izoluar veten nga shumica e bashkëqytetarëve të tyre.
Bastioni i fundit i demokracisë
Ajo që është në rrezik në Izrael është ekzistenciale: mbijetesa e vendit si një shtet demokratik që respekton balancën e pushtetit midis degëve ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore. Elitat tradicionale të vendit – pavarësisht orientimeve të tyre politike – janë ngritur në protestë për të demonstruar indinjatën e tyre ndaj këtij sulmi ndaj pushtetit të gjyqtarëve, të cilin ata e shohin si bastionin e fundit të një vendi demokratik pa kushtetutë.
Mbrëmjen e së hënës, Netanyahu u duk se u tërhoq – të paktën për momentin – duke i lënë reformat në pritje pas refuzimit të disa rezervistëve të ushtrisë izraelite për t’u stërvitur në shenjë proteste ndaj planeve të qeverisë. “Duke pasur përgjegjësi ndaj kombit, vendosa ta shtyj votimin, për t’i dhënë kohë diskutimeve”- tha ai.
Izraeli është ende një shtet i vogël në një rajon armiqësor dhe ka nevojë për aleatë. Presidenti izraelit Isaac Herzog i kishte paralajmëruar bashkëqytetarët e tij për atë që ai e sheh si rrezik shumë real të një lufte civile. Është interesante të theksohet se mbështetësit e “revolucionit gjyqësor” – ata që mbështeten në konceptin e mbrojtjes së një shteti hebre kundër “zhvillimit perëndimor” të Izraelit – nuk u referohen kurrë pasojave katastrofike, të përmendura edhe në Bibël, të ndarjeve që ndodhën brenda mbretërisë së Izraelit, gjë që përfundimisht çoi në zhdukjen e saj.
Pavarësisht fuqisë së tij ushtarake, ekonomike dhe teknologjike, Izraeli është ende një shtet i vogël me më pak se 10 milionë banorë. Që të mbijetojë në afatgjatë, në një rajon kryesisht armiqësor, ky vend ka nevojë për aleatë dhe mbështetje.
Ndaj nuk ka luksin të armiqësohet si me Uashingtonin po ashtu edhe komunitetin hebre në SHBA. Kina nuk do të vijë në ndihmë dhe të shpëtojë izraelitët kur ata të kenë nevojë. Në dallim nga Perëndimi, Kina nuk ka ndjenjën e fajit ndaj botës hebraike.
Debati në Francë nuk është i një natyre ekzistenciale. Në krahasim me Izraelin, ajo çka është në lojë në krizën aktuale, duket si për të qeshur. Por do të ishte gabim të mendohej se kjo që po shohim nuk është gjë tjetër veçse një përplasje mbi moshën e pensionit.
Çështja nuk është ekzistenciale, por kështu e sheh një pjesë e madhe e shoqërisë. Për shumë njerëz, ajo është një çështje që e vendos punën në kundërshtim me jetën: balancimi i buxhetit dhe peshës së borxhit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, shijimi i byrekut me mollë me nipërit e mbesat në një ditë të javës.
Në një shkrim të kohëve të fundit në gazetën konservatore “Financial Times”, analisti Simon Kuper pyeti nëse francezët kanë të drejtë t’i japin përparësi më shumë jetës sesa punës. Duke mos u integruar në dimensionin emocional të debatit, për shkak të mungesës së konsultimit real me ta, dhe me mbështetjen e forcave tradicionalisht të moderuara (si unike ashtu edhe politike), Macron e pa veten të vetëm dhe të dobësuar, pas fitores së tij të ngushtë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2022.
Ajo që është në rrezik në Francë nuk është mbijetesa e shtetit, ashtu si në Izrael, por e ardhmja e projektit demokratik përballë rritjes së valës së populizmit. Dhe kjo nuk është asgjë me shumë rëndësi.
Një sulmi i ri si ai i 6 janarit 2021?
Në anën tjetër të Atlantikut, shumëkush mund të pyesë me të drejtë nëse Amerika është në prag të një sulmit të ri ndaj Capitoll Hill si ai 6 janarit 2021. Kjo sepse Donald Trump po u bën thirrje mbështetësve të tij që të mobilizohen. Ai pretendon se së shpejti mund të arrestohet dhe të akuzohet se i ka paguar një ish aktoreje të filmave pornografikë pë të heshtur për lidhjen midis tyre përpara zgjedhjeve të 2016-ës.
Ironikisht ky është më i vogli nga mëkatet e tij, krahasuar me sulmet sistematike të Trump ndaj demokracisë amerikane. A mund të rifillojë dialogu paqësor midis atyre në pushtet dhe pjesës tjetër të shoqërisë, në një formë apo tjetrën? Ndërsa debati bëhet më i radikalizuar dhe i diktuar nga një zemërim gjithnjë e më i pakontrolluar, si do të munden demokracitë të rikthejnë kushtet që lejojnë, nëse jo konsensus – gjë që është e pamundur – atëherë të paktën dialogun?
Me një dozë të mirë optimizmi, mund të shpresohet se lodhja, nëse jo instinkti për mbijetesë, do të mbizotërojë në fund mbi zemërimin e shfrenuar. Tek e fundit, demokracia përfaqësuese po shfaqet më mirë sesa thjesht të mbrohet, siç e kemi parë së fundmi në Republikën Çeke dhe Gjeorgji.
Dhe në epokën e Vladimir Putin, presidentit kinez Xi Jinping dhe ndryshimeve klimatike, demokracitë duhet të kenë prioritete të tjera përveç vetë-shkatërrimit. Në Izrael, nëse Netanyahu i jep përparësi të ardhmes së vendit mbi të tijën, duhet të tërhiqet nga nismat tij të diskutueshme.
Pushteti i gjyqësori është parësor për një vend. Në Francë, zemërimi i qytetarëve nuk do të ndalet vetvetiu. Por përtej çështjes së pensioneve, a mund të rifillojë dialogu paqësor midis atyre në pushtet dhe pjesës tjetër të shoqërisë, në një formë apo tjetrën? Në SHBA, polarizimi i shoqërisë është shumë i thellë për të qenë vetëm kalimtar. Në demokraci, besimi humbet shpejt, dhe mund të marrë shumë kohë për t’u rifituar.