SHBA: Gjatë Krishtlindjeve mund të ketë sulme nga ekstremistët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA: Gjatë Krishtlindjeve mund të ketë sulme nga ekstremistët

    Insajderi
    24 December 2016 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet amerikane mbrëmë kanë tërhequr vërejtjen se gjatë festës së Krishtlindjeve mund të ketë sulme terroriste brenda Shteteve të Bashkuara dhe jashtë tyre.

    Departamenti amerikan i shtetit ka tërhequr vërejtjen për sulme të mundshme në Egjipt dhe Jordani, ku grupet ekstremiste islamike aktualisht i kanë ndërmarrë disa sulme vdekjeprurëse dhe se në shënjestër të militantëve në mënyrë specifike janë shtetasit e vendeve perëndimore.

    Njëherësh, agjencia amerikane FBI u ka thënë autoriteteve për zbatim të ligjit dhe stetasve në gjithë vendin, se ata duhet të kenë kujdes të shtuar pasi simpatizuesit e Shtetit Islamik (IS), e kanë publikuar një listë me kishat e Shteteve të Bashkuara dhe kanë bërë thirrje për sulme kundër kishave dhe objekteve e hapësirave të tjera të “tubimeve për festa”.

    Lista e kishave të Shteteve të Bashkuara ishte postuar në faqet e mediave sociale të militantëve, disa ditë pasi një simpatizues i grupit ekstremist, Shteti Islamik, me një kamion e sulmoi Tregun e Krishtlindjeve në Berlin, me ç’rast i vrau 12 vetë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark