
Pamjet e tmerrshme nga transmetimi i drejtpërdrejtë i një shërbese kishtare, treguan momentin kur familjet e shqetësuara filluan të vraponin për të shpëtuar jetën e tyre kur një person hapi zjarr.
Kisha CrossPointe në Wayne, Michigan, po mbante meshën e së dielës në mëngjes kur një burrë i bardhë 31-vjeçar papritmas përplasi kamionin e tij në ndërtesë dhe filloi të qëllonte drejt kongregacionit të tmerruar brenda, raporton Daily Mail.
Departamenti i Policisë së Michiganit konfirmoi se i dyshuari i paidentifikuar u vra në vendngjarje nga roja e sigurisë së kishës. Një person u qëllua në këmbë.
Videoja rrëqethëse, e publikuar për herë të parë nga degë e NBC-së, ClickOnDetroit, tregoi se besimtarët e kishës papritmas e kuptuan terrorin që po ndodhte dhe vrapuan drejt derës.