SHBA goditet nga stuhia e dimrit, raportohet për 89 të vdekur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA goditet nga stuhia e dimrit, raportohet për 89 të vdekur

    Insajderi
    22 January 2024 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, 89 vdekje të lidhura me motin janë raportuar pasi stuhitë e ashpra të dimrit goditën vendin javën e kaluar.

    Të paktën 25 persona vdiqën në shtetin e Tennessee dhe 16 në Oregon, ku gjendja e jashtëzakonshme mbetet në fuqi.

    Vdekje u regjistruan gjithashtu në Illinois, Pensilvani, Mississippi, Washington e New York.

    Dhjetëra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike: 10,000 banorë në Oregon, 8,000 në Karolinën e Veriut, 7,000 në Kaliforni dhe 4,300 në Kentucky.

    Meteorologët parashikojnë se problemet e motit do të zgjasin deri në mes të javës, shkruan BBC.

    Të mërkurën e kaluar, tre persona u goditën nga rryma në Portland, kur një shtyllë elektrike ra mbi veturën e tyre për shkak të erërave të forta.

    Në Seattle, pesë njerëz vdiqën në katër ditë për shkak të kushteve të dimrit, shumica prej tyre të pastrehë. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark