SHBA i bën thirrje Berishës: Tërhiquni ose do të mbani përgjegjësi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    SHBA i bën thirrje Berishës: Tërhiquni ose do të mbani përgjegjësi

    Insajderi
    08 January 2022 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës së sotme përpara selisë së PD-së, që të tërhiqen nga dhuna ose do të mbajnë përgjegjësi.

    “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit.

    U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbajnë përgjegjësi” shkruan Yuri Kim. Protesta është thirrur nga Sali Berisha./abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark