Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, tha se FSK ka marrë përkrahjen për blerjen e helikopterëve edhe nga Departamenti i Mbrojtjes.
Sipas tij FSK nga ky vit do të kalojë në një fazë tjetër ku do të kërkohen sisteme më të avancuara.
“Një ndër pikat e diskutimit ka qenë vazhdimësia për blerjen e sistemit të armatimit, tash Forca e Sigurisë së Kosovës nga viti 2025 kalon në një fazë tjetër pra në fazën e tretë të tranzicionit ku do të kërkohen sisteme më të avancuara sidomos të mbështetjes ushtarake, që nënkupton helikopterë që nënkupton radarë të mbrojtjes ajrore. Dhe kemi marrë mbështetje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin Republikën e Kosovës në ndërtimin e këtyre kapaciteteve. Gjatë dy ditëve ne vijim kemi vizita të rëndësishme që ndërlidhen me blerjet ushtarake” , ka deklaruar Maqedonci për tëvë1.