Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë aprovuar kërkesën për vizë ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po ballafaqohet me gjyqësinë franceze pasi u ndalua më 4 janar të këtij viti sipas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëashuar nga Serbia.
Haradinaj është ftuar për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, më 20 janar.
Aprovimin e vizës për SHBA e ka konfirmuar gruaja e Haradinajt, Anita Haradinaj, përmes profilit të saj në rrjetin social Facebook.
“Pas shume diteve ne ankth, sot me ne fund me erdhi nje lajm i mire, Kerkesat per vize ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes na jane aprovuar!!! Ramush hajde me shpejt vizat po na presin!!!”, është shprehur Anita Haradinaj.
Haradinaj akuzohet nga shteti i Serbisë për dyshime për krime lufte gjatë viteve të luftës së Kosovës 1998-1999.
Serbia ka dërguar kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij gjatë fillimit të kësaj jave. /Insajderi.com