SHBA-ja dërgon një batalion të Iowa-s në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA-ja dërgon një batalion të Iowa-s në Kosovë

    Insajderi
    28 December 2023 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tridhjetë e tre ushtarë të Gardës Kombëtare të Iowas të Detashmentit 1, Kompania C (Medevac), Batalioni 2-211 Mbështetës i Përgjithshëm i Aviacionit, do të vendosen këtë të premte në Kosovë për një turne nëntë-mujor.

    Ky mision është në mbështetje të operacionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

    “Misioni i tyre primar do të jetë kryerja e operacioneve të drejtpërdrejta ajrore, mbështetja për furnizim me karburant dhe mirëmbajtje për forcat e ShBA-së, koalicionit dhe për Forcat e Sigurisë së Kosovës”, ka njoftuar “communitynewspapergroup”.

    Aty thuhet se misioni paqeruajtës ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë është një mision i qëndrueshëm që është i përqendruar në stabilitetin lokal dhe rajonal brenda vendit dhe Evropës Lindore.

    Ceremonia e dërgimit të komunitetit do të mbahet në Qendrën e Mbështetjes së Aviacionit të Ushtrisë së Aeroportit Waterloo (2245 W Big Rock Rd, Waterloo, IA 50703) në orën 9 të mëngjesit të së premtes (sipas kohës lokale), 29 dhjetor dhe është e hapur për publikun.

    Njësiti thuhet se do të niset me avion ushtarak menjëherë pas ceremonisë, ndërsa i njëjti shkon në kampin Fort Cavasos, Teksas për të përfunduar stërvitjen para mobilizimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark