Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja Jugore kanë nisur ushtrimet ushtarake sot duke nxitur hakmarrje të mundshme nga Koreja Veriore.
Ushtrimet e këtij viti që përfshijnë 25 mijë trupa amerikane dhe 50 mijë ushtarë të Koresë Jugore do të vazhdojnë deri më 2 shtator.
Ushtria e Koresë së Veriut është kërcënuar me “sulm bërthamor parandalues” nëse Seuli dhe Uashingtoni shfaqin çfarëdo shenje të agresionit.
Feniani rregullisht bënë kërcënime të tilla, shkruan rel.
Ushtrimet po ndodhin disa ditë pasi Seuli ka njoftuar se numri 2 i Ambasadës së Koresë komuniste në Londër ka dezertuar për në Korenë Jugore për shkak se është i zhgënjyer me udhëheqësinë e Fenianit.
Mediet e Koresë Veriore e kanë quajtur diplomatin “llum njerëzor” dhe kriminel.
Koreja Veriore e ka kryer testin e katërt bërthamor në muajin janar, ndërsa në muajin shkurt e ka lansuar një raketë me rreze të gjatë, duke nxitur kështu sanksione më të ashpra nga OKB.