Një marrëveshje e re midis SHBA-ve dhe Rusisë për armëpushim në Siri është arritur, me ndërprerjen e armiqësive është vendosur që ky armëpushim të hyjë në zbatim që nga 27 shkurti.
Armëpushimi, subjekt i marrëveshjes ndërmjet palëve ndërluftuese, do të përjashtojë Shtetin Islamik, El-Nusra-n dhe grupe të tjera që mendohen të jenë organizata terroriste.
Por ka skepticizëm në lidhje me atë se a do të mund të zbatohet një marrëveshje e tillë pasi një armëpushim i mëparshëm që ishte planifikuar pati dështuar. Në vend të kësaj, Rusia ka vazhduar fushatën e bombardimeve.
Por deklarata e përbashkët nga Rusia dhe Amerika nuk do të ishte lëshuar të hënën – pas bisedimeve të gjata – nëse të dy vendet do kishin një tregues relativisht të qartë se kushtet e saj do të pranoheshin edhe nga palët kryesore, duke përfshirë qeverinë siriane, forcat opozitare të sponsorizuara nga Arabia Saudite , dhe nga kurdët sirianë.
Të gjitha grupet e opozitës me nënshkrimin e armëpushimit, jo vetëm që do të pushojnë së përdoruri armë ose për të luftuar për territore, por edhe duhet t’i lejojnë qasje organizatave humanitare në zonat nën kontrollin e tyre.
Deklarata e përbashkët gjithashtu thotë se “të gjitha palët duhet të angazhohen për të punuar në lirimin e parakohshëm të të burgosurve, veçanërisht gratë dhe fëmijët”.
Kjo marrëveshje është një shkëndijë e parë për arritjen e një zgjidhjeje për krizën nëpër të cilën po kalon shteti i Sirisë.