“ShBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “ShBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”

    Insajderi
    10 January 2023 - 08:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, Julianne Smith, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Përmes një postimi në Twitter, Smith ka shkruar se me Escobarin kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës.

    Ajo ka shtuar se SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

    “Bisedim i shkëlqyer me emisarin Escobar për situatën në veri të Kosovës. SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe është e përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon”, ka shkruar Smith. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark