Zëvendës-asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së ShBA-së, Michael Carpenter, gjatë vizitës së tij në Kosovë është takuar me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama.
Pas takimit, Carpenter ka thënë se ShBA-ja ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrahëse e Kosovës.
Ai ka folur edhe për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, duke thënë se Amerika do të jetë përkrahëse e këtij procesi, por që sipas tij, transformimi duhet të kalojë nëpër disa hapa të caktuar ligjor.