Zyrtarët Rusë të hënën kanë kërcënuar që shteti i tyre do t’i konsiderojë si shënjestër avionët ushtarakë të drejtuar nga SHBA-ja në disa pjesë të Sirisë.
Ky kërcënim vjen pasi ushtria amerikane rrëzoi një avion të forcës ajrore siriane të dielën në një luftë ajrore.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se avionët të cilët fluturojnë në Siri, në perëndim të lumit Eufrat, do të konsiderohen si shënjestër e tyre.
Lajmi erdhi një ditë pasi për herë të parë në histori në avion amerikan rrëzoi një avion sirian – dhe hera e parë në gati 20 vite që SHBA-ja ka rrëzuar ndonjë avion në luftën prej ajrit.
Mediumi amerikan Fox News ka raportuar sot se hera e fundit që një avion amerikan ka rrëzuar një avion të një shteti tjetër është në Kosovë në vitin 1999, kur një avion amerikan i forcës ajrore rrëzoi një avion serb.
Ministria ruse e mbrojtjes gjithashtu tha të hënën që do të suspendojë koordinimet me SHBA-në në Siri për të ashtuquajturën “zonë de-konflikt” pas rrëzimit të avionit sirian.
SHBA-ja dhe Rusia, të cilat kanë dhënë mbrojtje ajrore për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, që nga viti 2015 në ofensivë kundër ISIS-it, kanë një marrëveshje të qëndrueshme e cila duhet të parandalojë incidentet në ajër duke përfshirë avionët amerikanë dhe rusë të cilët janë të angazhuar në operacionet në Siri. /Insajderi.com