SHBA-ja synon ndalimin e naftës nga Rusia, këto dy shtete mund ta zëvendësojnë në prodhim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA-ja synon ndalimin e naftës nga Rusia, këto dy shtete mund ta zëvendësojnë në prodhim

    Insajderi
    07 March 2022 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltarët e presidentit amerikan Joe Biden po diskutojnë për një vizitë të mundshme në Arabinë Saudite për të ndihmuar në riparimin e marrëdhënieve dhe për ta bindur Mbretërinë për ta rritur prodhimin e naftës, raporton Axios.

    Lajmi vjen gjithashtu mes raporteve nga New York Times se zyrtarët e Biden udhëtuan në Venezuelë gjatë fundjavës për t’u takuar me qeverinë e presidentit Nicolás Maduro. Ata në Washington kanë sugjeruar se nafta e Venezuelës mund ta zëvendësojë atë të Rusisë, shkruan The Guardian.

    Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i tha Axios: “Ne nuk kemi ndonjë udhëtim ndërkombëtar për të njoftuar në këtë kohë, dhe shumë nga këto janë spekulime të parakohshme”.

    Çështja e furnizimit global me energji dhe një riorganizim i mundshëm i aleancave botërore ka dalë në pah në dritën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. SHBA-ja aktualisht mbështetet tek Rusia për 10% të importeve të saj të naftës bruto dhe produkteve të naftës, sugjerojnë burimet.

    Të dielën, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se ligjvënësit amerikanë po “ekplorojnë” legjislacionin e mundshëm për ta izoluar Rusinë, duke përfshirë një ndalim të plotë të naftës dhe produkteve energjetike ruse në SHBA.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark