SHBA ka përdorur uranium të varfëruar në Siri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA ka përdorur uranium të varfëruar në Siri

    Insajderi
    15 February 2017 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse ushtria e SHBA-së ishte zotuar se nuk do përdorte uraniumin e varfëruar në Irak dhe Siri, një gjë e tillë ka ndodhur në dy raste gjatë bastisjeve të profilit të lartë mbi kamionët me naftë në fund të vitit 2015.

    Sulmet ajrore në kamionët me naftë në pjesët e kontrolluara të Shtetit Islamik kanë emetuar materialin toksik, i cili besohet se  shkakton sëmundjen e kancerit dhe lindjeve me defekte.

    Një zyrtar ushtarak, Josh Jacques, ka thënë për Foreign Policy që mbi pesë mijë municione të cilat kishin përmbajtje të uraniumit të varfëruar janë shtënënga 16 deri 22 nëntor të vitit 2015, duke shkatërruar 350 automjete në shkretëtirën e pjesës lindore të vendit.

    Pas sulmeve të vitit 2003 në Irak, ku uraniumi i varfëruar ishte përdorur në masë të madhe duke shkaktuar shpërthime të dhunshme në komunitetet lokale, ishte vendosur që të mos bëhej më një sulm i këtij lloji.

    Për më tepër, dyshohet se në kamionët që kanë qenë cak të sulmeve ka pasur civilë dhe jo pjesëtarë të ISIS-it./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark