SHBA kërkon nga Serbia të pranojnë emigrantët e deportuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA kërkon nga Serbia të pranojnë emigrantët e deportuar

    Insajderi
    05 June 2025 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka kërkuar nga Serbia dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që të pranojnë emigrantët e deportuar nga SHBA, raportoi Bloomberg News. Kjo është pjesë e një politike më të gjerë të migracionit që synon të zvogëlojë numrin e emigrantëve të paligjshëm dhe të vendosë marrëveshje me vende të treta për t’i pranuar ata.

    Vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën, thuhet se kanë marrë kërkesa të ngjashme, megjithëse nuk kanë dhënë deklarata zyrtare. Shumë prej tyre kanë shprehur rezerva, duke theksuar vështirësitë ekonomike dhe mungesën e lidhjeve direkte të migrantëve me këto vende.

    Ekspertët vlerësojnë se Ballkani po përdoret gjithnjë e më shumë si zonë tranziti, ndaj është gjithashtu nën presion ndërkombëtar për të bashkëpunuar në menaxhimin e flukseve migratore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark