Vdekja e parë është konfirmuar në Pacific Palisades, ku zjarri më i madh i Los Angelesit është ende aktiv. Departamenti i sherifit në ShBA ka thënë se mbetjet njerëzore u gjetën në një shtëpi banimi në periferinë perëndimore sot më herët.
Dje, autoritetet thanë se pesë persona ishin vrarë në zjarrin Eaton, i cili është në LA lindor.
Kjo shifër fillimisht lidhej me vdekjet vetëm për shkak të zjarrit Eaton, por zyrtarët më pas kanë sqaruar se katër trupa janë identifikuar në atë zjarr, me një në Palisades.
Ata theksojnë se sapo po hyjnë në zona që kanë qenë të kufizuara deri më tani për shkak të zjarreve, dhe shifrat mund të ndryshojnë në çdo kohë.
Robert Luna, sherifi i qarkut, deklaroi sot se nuk mund të jetë i sigurt se sa njerëz kanë vdekur në zjarre, raporton NBC News.