SHBA: Krim i rëndë në familje – I mori telefonin, 13-vjeçarja vret me thikë nënën e saj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA: Krim i rëndë në familje – I mori telefonin, 13-vjeçarja vret me thikë nënën e saj

    Insajderi
    02 April 2024 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pensilvani të SHBA-së, ku një adoleshente, akuzohet se ka vrarë me thikë nënën e saj, pasi i ka marrë telefonin.

    Anëtarët e policisë nga stacioni lokal në Wilkes-Barre, Pensilvani, u thirrën të premten pasdite për të ndërhyrë pas një raportimi se një grua nuk po jepte shenja jete, raporton Newsweek.

    Me të mbërritur në vendin e krimit, oficerët e policisë gjetën një grua me plagë të shumta me thikë në zonën e qafës dhe shpinës.

    Në përfundim, arritën në konstatonin vdekjen e saj.

    Në vendngjarje është gjetur një djalë 11-vjeçar me plagë në shpinë të shkaktuara nga thika, por jashtë rrezikut për jetën, si dhe vajza 13-vjeçare e viktimës, e cila u akuzua për vrasjen.

    Sipas policisë, vajza ka rrëfyer në vend se ka vrarë nënën e saj pas një debati gjatë të cilit i është marrë iPhone.

    Sipas policisë, vajza dukej e shqetësuar dhe e penduar për atë që kishte bërë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark