Mëtutje, në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, theksohet se këto komente zoit Biden i ka bërë gjatë një bisede të mbrëmshme politike me kryeministrin al-Abadi.
“Zëvendëspresidenti e ka mirëpritur përpjekjen e kryeministrit për reformë politike dhe e ka riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për këta hapa, së bashku me liderët politikë irakianë, për ta forcuar transparencën, unitetin kombëtar dhe pëgjegjësinë”, tha Shtëpia e Bardhë.
Zoti Biden, po ashtu, ka theksuar “rëndësinë kritike të mbajjtjes së momentit” në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Të dy liderët kanë diskutuar edhe për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara në mbështetje të forcave të sigurisë së Irakut.