Agjencitë e ndihmës kanë kritikuar planet e SHBA-së për të hedhur ndihma ushqimore në Gaza. Oxfam tha se planet e Amerikës nuk janë gjë tjetër veç se për të ” të lehtësuar ndërgjegjen fajtore të zyrtarëve të lartë, politikat e të cilëve po kontribuojnë në mizoritë e vazhdueshme dhe rrezikun e urisë në Gaza”.
“Teksa palestinezët në Gaza janë shtyrë drejt katastrofës, hedhja e një sasie të vogël, simbolike ndihme në Gaza pa asnjë plan për shpërndarjen e saj të sigurt nuk ndihmon dhe do të ishte thellësisht degraduese për palestinezët. Në vend të fluturimeve pa kriter në Gaza, SHBA duhet të ndërpresë rrjedhën e armëve drejt Izraelit që përdoren në sulme pa dallim, të shtyjë për një armëpushim të menjëhershëm, të ndihmojë në lirimin e pengjeve dhe të këmbëngulë që Izraeli të bëjë detyrën e tij për të ofruar ndihmë humanitare dhe shërbime të tjera bazë”, tha Scott Paul i Oxfam- it.
Nga ana tjetër, bisedimet që synojnë arritjen e një armëpushimi në Gaza para Ramazanit thuhet se janë në rrugën e duhur. Zyrtarët amerikanë thonë se shumë varet nga mënyra se si Hamasi i përgjigjet propozimeve./a2cnn/