ShBA ngre sanksione kundër presidentit të serbëve të Bosnjës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ShBA ngre sanksione kundër presidentit të serbëve të Bosnjës

    Insajderi
    18 January 2017 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka imponuar sanksione kundër liderit nacionalist të Republikës Serbe në Bosnjë Hercegovinë, Millorad Dodik, duke thënë se ai në mënyrë aktive po i pengon përpjekjet për implementim të Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, me të cilën përfundoi lufta në Bosnjë e Hercegovinë.

    Sanksionet e shpallura mbrëmë u mundësojnë autoriteteve amerikane që ta bllokojnë qasjen në ndonjë pasuri ose fond të tij nën jurisdiksionin e Shteteve të Bashkuara.

    Dodik, president i entitetit autonom serb në Bosnjë, është kritikuar nga fuqitë perëndimore për këmbënguljen e tij për ta shënuar 9 janarin. Këtë datë serbët në Bosnjë e konsiderojnë Ditë të shtetësisë, shkruan rel.

    John Smith nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, tha se “duke e penguar Marrëveshjen e Dejtonit, Millorad Dodik paraqet kërcënim të rëndësishëm për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë Hercegovinës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark