SHBA nuk e vazhdon ndalimin e laptopëve në avion – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA nuk e vazhdon ndalimin e laptopëve në avion

    Insajderi
    29 June 2017 - 07:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara thanë se kanë ndërmarrë masa të reja për të përmirësuar sigurinë e fluturimeve, por nuk e kanë vazhduar ndalimin e kompjuterëve laptopë në kabinë.

    Në muajin mars, SHBA ndaloi laptopët në dhe nga tetë vende me shumicë myslimane, nga frika se me to mund të kurdiseshin bomba.

    Masat e reja kërkojnë kontrollim të detajuar të pasagjerëve dhe pajisjeve të tyre elektronike nga 105 vende.

    Ato po ashtu kërkojnë rritjen e protokolleve të sigurisë rreth avionëve dhe në zonat e udhëtarëve.

    Kompanitë ajrore i kanë 120 ditë kohë për t’iu përshtatur kërkesave të reja ose pasagjerëve mund t’iu ndalohen të gjitha pajisjet elektronike.

    Atyre po ashtu mund t’iu ndalohet hyrja në SHBA.

    “Armiqtë tanë punojnë vazhdimisht për të gjetur metoda të reja për maskimin e eksplozivëve dhe rrëmbimin e avionëve”, tha sekretari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Kelly, gjatë publikimit të masave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark