SHBA nuk ndryshon strategjinë për Kosovën, pret shndërrimin e FSK-së në ushtri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA nuk ndryshon strategjinë për Kosovën, pret shndërrimin e FSK-së në ushtri

    Insajderi
    28 January 2017 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Frikën se nën udhëheqjen e Donald Trump-it administrata amerikane do te ndryshojë politikat në Kosovë e ka shuar sekretari i ri i Mbrojtjes, James Mattis në një dëshmi me shkrim për Senatin.

    Në raportin prej 56 faqesh, shefi i Pentagonit konfirmoi se SHBA do ta mbrojë Kosovën dhe se NATO do të qëndrojë atje për aq sa të jetë e nevojshme.

    “Kosova është shembulli më i mirë se çfare ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Amerika, angazhohet për të mbrojtur interesat dhe vlerat e saj”, pohon Mattis, i cili shton se përballë situatës së sigurisë në rajon KFOR-i është vendimtar në sigurimin e stabilitetit, e nuk do të rekomandonte reduktimin e trupave.

    Ai theksoi gjithashtu nevojën për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Gjenerali shprehu mbështetjen për dialogun Prishtinë-Beograd dhe pohoi se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Europian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark