Administrata e presidentit Joe Biden është duke u përgatitur të hapë një program të ri të destinuar për refugjatët ukrainas që do të përshpejtonte procesin për ata që përpiqen të vijnë në Shtetet e Bashkuara, sipas dy zyrtarëve të administratës.
Programi vjen pas angazhimit të Biden për të pranuar deri në 100.000 refugjatë ukrainas përmes rrugës ligjore dhe një fokus në ribashkimin familjar.
Më shumë se dy javë që nga ai njoftim, administrata nuk ka dhënë ende detaje shtesë dhe qindra ukrainas kanë vendosur të shkojnë në kufirin SHBA-Meksikë për të fituar hyrjen në vend, transmeton CNN.
Programi i ri i cili mund të fillojë që në fillim të javës së ardhshme, pritet të ndihmojë njerëzit e interesuar për të ardhur në SHBA dhe t’i lejojë ata të qëndrojnë në vend për një periudhë të përkohshme.
Sipas një zyrtari të administratës, individët duhet të plotësojnë një aplikim për sponsorizim në emër të tyre për të ardhur në SHBA dhe se detajet e planit ishin ende duke u finalizuar.
Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare janë të përfshirë në program, sipas zyrtarit të administratës dhe se qasja është e ngjashme me atë të marrë me afganët pas rënies së Kabulit.
Që kur Biden njoftoi se do të mirëpriste deri në 100.000 ukrainas muajin e kaluar, zyrtarët kanë qenë në diskutime rreth asaj se si t’u jepet më mirë prioritet aplikantëve, duke përfshirë mënyrën se si të akomodohen refugjatët që ikin nga persekutimi i mundshëm, sipas një personi të njohur me diskutimet.
Një zyrtar tha se Shtëpia e Bardhë ishte e fokusuar pjesërisht në mbrojtjen e refugjatëve të cenueshëm, duke përfshirë ata me nevoja specifike mjekësore ose individë nga vende të treta që kishin ikur tashmë në Ukrainë për t’i shpëtuar persekutimit diku tjetër duke përfshirë disidentët, gazetarët dhe LGBTQ.
Shifra prej 100.000 që Biden zbuloi gjatë vizitës në Bruksel në mars nuk pasqyron domosdo numrin e refugjatëve që zyrtarët amerikanë besojnë se përfundimisht do të kërkojnë hyrjen në Shtetet e Bashkuara, tha një zyrtar.
SHBA ka ofruar miliarda dollarë ndihmë humanitare për të ndihmuar vendet fqinje me Ukrainën, përfshirë Poloninë, ku Biden vizitoi me refugjatë dhe punonjës të ndihmës muajin e kaluar.
Dhjetëra ukrainas shpesh zhvendosen në SHBA çdo muaj, por mbyllja e hapësirës ajrore tregtare në Ukrainën e shkatërruar nga lufta çoi në anulimin e fluturimeve dhe i mbajti ukrainasit të përgatitur për të ardhur në SHBA si refugjatë nga ardhja, sipas avokatëve të refugjatëve. Fluturimet e tyre gradualisht po riprenotohen nga vende të tjera.