SHBA po shqyrton rrëzimin në fluturim të raketave testuese – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA po shqyrton rrëzimin në fluturim të raketave testuese

    Insajderi
    18 April 2017 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria amerikane po konsideron goditjen në fluturim të raketës, në testin e ardhshëm të Koresë së Veriut, si një mënyrë për t’i treguar forcën Penianit.

    Bazuar në burimet e saj, gazeta britanike “the Guardian” shkruan se, Pentagoni po kërkon mënyra që nuk sjellin luftë për t’i bërë presion Koresë së Veriut, që të mos kryejë teste raketash dhe sidomos testin e 6 bërthamor.

    Sigurisht që interceptimi i një rakete që po testohet nuk është mënyra më diplomatike për t’u marrë vesh me Korenë e Veriut, por do të dërgonte sinjalin e qartë se vendi komunist nuk tremb askënd me armët e tij.

    Mësohet se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka informuar Kongresin për këtë opsion, por ushtria ende nuk ka vendosur që të rrëzojë raketën koreano-veriore kur të ngrihet në fluturim.

    Analistët shkruajnë se administrata “Trump” e ka paralajmëruar shumë qartë Korenë e Veriut që të mos bëjë provokime, megjithëse rrëzimi i një rakete duket një akt i tepruar dhe mund të konsiderohet si akt lufte nga Koreja komuniste.

    Kjo e fundit, pavarësisht kërcënimeve, u zotua se do të vazhdojë pa u shqetësuar testet e raketave. Ekspertët paralajmërojnë se askush nuk e di sesi do të reagonte udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un ndaj rrëzimit të mundshëm të raketës së tij në testim, por një gjë është e sigurtë: ai nuk do të pranojë të shfaqet si i dobët dhe kjo implikon shumë pasoja negative.

    Megjithatë, “the Guardian” shkruan se Shtetet e Bashkuara, veç ndërhyrjes së saj po shqyrton edhe mundësinë që të bindë Japoninë të rrëzojë raketat koreano-veriore, që zakonisht përfundojnë në ujërat e ishullit të samurajve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark