Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kryer 14 sulme kundër Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, në rrethin e fundit të sulmeve të përditshme ndaj grupit militant, ka njoftuar përmes një deklarate Task Forca e Përbashkët.
Në Irak, 13 sulme u kryen në shtatë qytete, përfshirë Ramadin, Sinjarin dhe Hitin, thuhet në komunikatën e lëshuar sot.
Operacioni goditi pesë njësi taktike të Shtetit Islamik dhe shkatërroi ose dëmtoi mbi dhjetë pozita luftarake, e po ashtu edhe armatim e furnizime ushtarake, thuhet në komunikatë.
Njëri nga sulmet në afërsi të Mar’as në Siri, goditi edhe një njësi taktike të grupit militant, njofton Task Forca e Përbashkët.