SHBA: Senati e konfirmoi Pompeon, por Tillerson kishte probleme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA: Senati e konfirmoi Pompeon, por Tillerson kishte probleme

    Insajderi
    24 January 2017 - 07:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Senati i Shteteve të Bashkuara mbrëmë vonë me lehtësi e ka konfirmuar Mike Pompeo për drejtor të CIA-s, ndërsa Komiteti për marrëdhënie të jashtme i Senatit me vetëm një votë më tepër e miratoi Rex Tillersonin për sekretar amerikan të shtetit.

    Të dy këta kandidatë janë nominuar nga presidenti, Donald Trump.

    Senati votoi 66 për dhe 32 kundër, që ish-kongresisti, Mike Pompeo, të bëhet drejtor i ri i agjencisë CIA.

    Nga ana tjetër, në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Senatit, për zotin Tillerson votuan 11 vetë, ndërsa kundër tij ishin 10 anëtarë të këtij komiteti.

    Kryesuesi i komitetit, Bob Corker, tha se “nuk ka dyshim” se Tillerson është kandidat i mirë dhe e ka përmendur punën e tij udhëheqëse në korporatën energjetike, Exxon Mobil.

    Por, senatori demokrat, Ben Carden, tha se e kundërshton Rex Tillersonin në bazë të përgjigjeve të tij në pyetjet lidhur me sanksionet kundër Rusisë dhe çështjet e tjera të rëndësishme globale, që më tepër tingëllonin sikur përgjigjej një ekzekutiv biznesor e jo një sekretar i ardhshëm i shtetit.

    Megjithatë, Tillerson pritet që do të konfirmohet në përbërjen e plotë të Senatit, ku republikanët e kanë shumicën prej 52 anëtarëve, REL.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark