SHBA sfidon Kinën në një tjetër luftë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA sfidon Kinën në një tjetër luftë

    Insajderi
    11 August 2022 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka firmosur një legjislacion të ri që parashikon një rritje të investimeve në mikroçipë dhe në kërkimin shkencor, me qëllim rritjen e konkurrencës së SHBA-së në krahasim me fuqitë e tjera të mëdha ndërkombëtare.

    Megjithatë, Biden ka siguruar se Kina është përpjekur të ndikojë në mënyrë që ky ligj i ri të mos ecë përpara: “Nuk është për t’u habitur që Partia Komuniste Kineze ushtron presion aktiv ndaj kompanive amerikane kundër këtij projektligji”.

    Një nga objektivat kryesore të këtij ligji është pikërisht ulja e varësisë së madhe që Shtetet e Bashkuara kanë nga mikroçipet e prodhuara jashtë vendit, veçanërisht në Kinë. Përballë kësaj situate, Presidenti theksoi se “Shtetet e Bashkuara duhet të udhëheqin botën në prodhimin e këtyre çipave të avancuar”.

    5 pelosi taiwan trip 1280x720

    Ligji parashikon një investim total prej 280 miliardë dollarësh, nga të cilat 52,7 miliardë synojnë nxitjen e ndërtimit dhe zgjerimit të fabrikave kombëtare të gjysmëpërçuesve me subvencione dhe kredi shtesë.

    Biden shpjegoi se “më shumë se 30 vjet më parë, në Amerikë bëhej 40% e prodhimit botëror të këtyre çipave”, por më pas “ndodhi diçka” dhe sot prodhohen vetëm “10% e gjysmëpërçuesve”.

    Presidenti i SHBA-së e ka quajtur ligjin “një investim një herë në një brez në Amerikë”, që do të nxisë krijimin e vendeve të punës dhe do të rrisë ekonominë e vendit.

    Shtëpia e Bardhë e ka paraqitur këtë legjislacion si një zgjidhje për sfidat e zinxhirit të furnizimit të theksuara nga pandemia e koronavirusit, gjatë së cilës mungesat globale të gjysmëpërçuesve shkaktuan vonesa të prodhimit në automobila dhe elektronikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark