SHBA: Shitja e dronëve në Indi nuk është kërcënim për Pakistanin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA: Shitja e dronëve në Indi nuk është kërcënim për Pakistanin

    Insajderi
    24 June 2017 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata e presidentit Trump nuk beson se shitja e dronëve të teknologjisë së lartë në Indi paraqet një kërcënim për Pakistanin, ka njoftuar një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

    Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ky zyrtar ka thënë se vendimi për shitjen e këtyre pajisjeve është marrë duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara midis Islamabadit dhe Nju Delhit, veçanërisht në rajonin e kontestuar të Kashmirit, ku ka lëvizje sporadike të dhunës.

    Këto deklarata janë bërë përpara vizitës së parë të kryeministrit indian, Narendra Modi me presidentin e SHBA-vë, Donald Trump më 26 qershor.

    “Ne duam të shmangim situatat tensionuese” midis Indisë dhe Pakistanit. Këto dy vende duhet të angazhohen në bisedime të drejtpërdrejta dhe të kërkojnë normalizimin e marrëdhënieve, ka thënë zyrtari, i cili është deklaruar në kushte anonimiteti.

    Kompania amerikane General Atomics Aeronautical Systems, që prodhon këto pajisje, ka thënë se qeveria tashmë ka miratuar shitjen e 22 dronëve të paarmatosur me vlerë 2 miliardë dollarë në Indi.

    Flota indiane dëshiron që me këta dronë të mbajë në kontroll Oqeanin Indian, ku është në rritje prania e Kinës në det.

    Kjo do të ishte shitja e parë e dronëve të tillë në një vend që nuk është anëtar i NATO-s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark