SHBA, skeptike rreth pretendimeve për vrasjen e udhëheqësit të Shtetit Islamik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA, skeptike rreth pretendimeve për vrasjen e udhëheqësit të Shtetit Islamik

    Insajderi
    16 June 2017 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarë amerikanë të shërbimeve të zbulimit janë shumë skeptikë mbi njoftimet se kreu i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi mund të jetë vrarë gjatë një sulmi ajror muajin e kaluar.

    Zëdhënësi i operacioneve amerikane kundër IS-isit kolonel Ryan Dillon, tha se Shtetet e Bashkuara “ende nuk mund ta konfirmojnë lajmin”.

    Ushtria ruse njoftoi të premten se mund të ketë vrarë udhëheqësin e grupit terrorist të Shtetit Islamik, në një nga sulmet ajrore në Siri rreth fundit të muajit maj, që kishte si objektiv komandantët e IS-isit.

    Në një deklaratë në Facebook të ministrisë ruse të mbrojtjes thuhet se sulmi ajror pranë Rakës, kryeqytetit “de facto” të Shtetit Islamik, ndodhi gjatë një takimi ku merrte pjesë udhëheqësi i IS-isit Abu Bakr al-Baghdadi, shkruan Zëri i Amerikës.

    Rusia pretendon se gjatë sulmit u vranë komandantë të lartë të IS-isit, 30 komandandë të forcave në terren, si dhe rreth 300 militantë që shërbenin si roje personale të tyre.

    Ushtria ruse njoftoi se po e konfirmon vrasjen e al-Baghdadit përmes “kanaleve të ndryshme”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark