Në Washington, Departamenti i Sigurisë Kombëtare po konsideron ndalimin e laptopëve dhe pajisjeve elektronike me madhësi më të madhe, në fluturime direkte nga Evropa në Shtetet e Bashkuara, pohoi të mërkuren një zëdhënës i departamentit.
Ky veprim do të zgjaste një ndalesë që është bërë në muajin mars. Në atë kohë SHBA-të dhe Britania ndaluan pasagjerët që udhëtonin nëpër aeroporte, në vende kryesisht myslimane për të sjellë me vete në fluturime kompjuter, tabletë apo pajisje më të mëdha se celulari.
Mjetet teknologjike më të mëdha duhet të kontrolloheshin me pjesën tjetër të bagazhit, raporton the NY Times.
Ndalimi u vendos pasi inteligjenca tregoi se Shteti Islamik po zhvillonte një bombë që mund të fshihej në pajisjet elektronike portative.
David Lapan, një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare tha se agjencia nuk kishte vendosur nëse do të zgjaste ndalesën për pajisjet elektronike. “Siç duket ne do të zgjerojmë kufizimet,” tha ai.
Zyrtarët nuk u deklaruan se a do të ketë një ndalim të ri në të ardhmen.