Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer testimin e raketës balistike me rreze të gjatë.
Komanda e Sulmeve Globale e Forcave të Armatosura ka njoftuar se nga baza ajrore Vandenberg në California, kanë lëshuar të paarmatosur raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”.
Në deklaratë theksohet se raketa ka arritur në objektivin e saj në një largësi 6.759 km.
Ky testim i cili është “një pjesë” e fuqisë nukleare të vendit, ishte planifikuar që prej 10 muajsh me qëllim për të testuar përgatitjen luftarake të sistemit të armëve të ShBA-ve, raporton Anadolu Agency
Dihet që SHBA-të posedojnë rreth 450 raketa balistike të këtij lloj që arrijnë deri në 12.874 km.