SHBA vendos raketa në Turqi për ta luftuar ISIS-in - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA vendos raketa në Turqi për ta luftuar ISIS-in

    Insajderi
    26 April 2016 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin një sistem të lëshimit të raketave në Turqi, pranë kufirit me territorin sirian, i cili kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik (IS).

    Cavusoglu i ka thënë gazetës turke Haberturk se sistemi në fjalë do të vendoset në muajin maj në juglindje të Turqisë, rajonin që vazhdimisht është goditur me raketa nga Siria.

    “Kemi arritur marrëveshje me amerikanët për të bllokuar qytetin Manbij të Sirisë”, ka thënë Cavusoglu.

    Gazeta Haberturk ka thënë se sistemi raketor do të përdoret për të sulmuar militantët e Shtetit Islamik. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark