SHBA vendosi sanksione ndaj një prej rusëve më të pasur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA vendosi sanksione ndaj një prej rusëve më të pasur

    Insajderi
    15 December 2022 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SHBA vendosi sot sanksione ndaj një prej rusëve më të pasur, Vladimir Potanin, si dhe ndaj bankës tregtare ruse “Rosbank” dhe “Interos”, një kompani investimi e kontrolluar nga Potanin.

    Në faqen e Ministrisë së Financave të SHBA-së, thuhet se “Rosbank” është blerë nga “Interos” në fillim të këtij viti.

    Potanin (61) është aksionari më i madh i “Nornickel”, dhe “Interos” zotëron 36 për qind të “Nornickel”.

    “Nornickel” është prodhuesi më i madh në botë i paladiumit dhe nikelit të përpunuar dhe ishte një nga “çmimet” më të mëdha në hapësirën post-sovjetike gjatë shpërndarjes së objekteve industriale ruse në vitet 1990.

    SHBA vendosi sot sanksione ndaj më shumë se 40 individëve si pjesë e sanksioneve të reja kundër sektorit të shërbimeve financiare të Rusisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark