SHBA, vritet një tjetër afro-amerikan; Obama lë para kohe samitin e NATO-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA, vritet një tjetër afro-amerikan; Obama lë para kohe samitin e NATO-s

    Insajderi
    09 July 2016 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia amerikane ka vrarë një tjetër afro-amerikan të armatosur në Hjuston. Personi është vrarë nga agjentët pasi kishte nxjerrë një pistoletë dhe ua kishte drejtuar atë atyre.

    Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale. Ngjarja ka ndodhur në jug të Hjustonit, Teksas, ku agjentët kanë vënë re personin e armatosur në rrugë, i cili thirrjes së tyre për të hedhur armën i është përgjigjur fillimisht duke e ngritur në ajër dhe më pas duke ua drejtuar.

    Në këtë pikë, agjentët kanë hapur zjarr duke e qëlluar disa herë personin, një afro-amerikan.

    Pasi është informuar mbi ngjarjet nga Evropa, ku ndodhet për samitin e NATO-s, presidenti Barack Obama ka vendosur të afrojë kthimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

    Kështu, presidenti do të mbërrijë nesër mbrëma në Uashington dhe në fillim të javës do të jetë në Dallas. Një Dallas i lënduar, që qan viktimat e tij e që, siç e përshkruajnë disa dëshmitarë, ka qenë skenë e një “lufte të vogël” që është kthyer në ditën më të zezë për policinë amerikane që prej 11 shtatorit 2001. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark