×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA’ja godet sërish Dodikun, sanksionojnë dy persona dhe shtatë subjekte nga të cilat merrte para

    Insajderi
    18 June 2024 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) ka njoftuar se ka vendosur sanksione ndaj dy individëve dhe shtatë subjekte të cilat kanë ofruar të ardhura për kreun e Republika Srpska, Millorad Dodik dhe familjen e tij. Bëhet fjalër për Dordje Djuric dhe Milenko Cicic dhe kompanitë Infinity International Group, Prointer, Kaldera, Infinity Media, K-2 Audio Services, Una World Network dhe Sirius 2010.

    Në njoftim thuhet se Dodik ka përfituar pasuri duke përdorur pozicionin e tij zyrtar përmes kompanive të lidhura me të dhe Igor Dodik.

    “Për shembull, në vitin 2024, Igor dhe Dodik ushtronin kontrollin e tyre mbi zyrtarët e lartë të qeverisë së Bosnjë dhe Hercegovinës (BiH) për të manipuluar projekt-buxhetin e shtetit të BiH në mënyrë që një kontratë në nivel shtetëror t’i jepej Prointer ITSS d.o.o. Banja Luka Clan Infinity International Group—një entitet në rrjet—jashtë procesit konkurrues”, thuhet në njoftim.

    “Shtetet e Bashkuara dënojnë përpjekjet e vazhdueshme të Dodik për të gërryer institucionet që kanë siguruar paqen dhe stabilitetin për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe rajonin”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson.

    “Ne do të vazhdojmë të ekspozojmë skemat mashtruese që i mundësojnë Dodik dhe familjes së tij të shfrytëzojnë njerëzit e tyre për përfitimin e tyre personal.”, ka përfunduar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark