SHBA’ja ofronte 10 milionë dollarë për kapjen e tij dikur- Kush është lideri i rebelëve në Siri? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA’ja ofronte 10 milionë dollarë për kapjen e tij dikur- Kush është lideri i rebelëve në Siri?

    Insajderi
    08 December 2024 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vitin 2013, SHBA e quajti al-Jawlanin si një terrorist global dhe ofroi një shpërblim 10 milion dollarë për informacionin që çon në kapjen e tij.

    Por lideri rebel është përpjekur për vite me radhë të zhvendosë perceptimin e organizatës së tij në atë që mund të pranohet nga sirianët si një alternativë ndaj regjimit të Asadit.

    Grupi i tij militant islamik ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e regjimit të Asadit. HTS u krijua në vitin 2012 me një emër tjetër, Fronti al-Nusra, dhe u zotua për besnikëri ndaj al-Kaedës vitin e ardhshëm.

    Në vitin 2016, Al-Nusra ndërpreu lidhjet me al-Kaedën dhe mori emrin Hayat Tahrir al-Sham kur u bashkua me fraksionet e tjera një vit më vonë.

    Por OKB-ja, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe një numër vendesh të tjera vazhduan ta konsiderojnë HTS-në si një degë të Al-Kaedës dhe shpesh i referohen asaj si Fronti al-Nusra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark